Mbi menstruacionet e pas lindjes
Loreta Llukaj
(13 vite më parë)
Përshëndetje Loreta
Përderisa e ushqen fëmijën me qumësht gjiri, nuk ka arsye për t’u shqetësuar nga mos ardhja e menstruacioneve. Për të vlerësuar gjendjen e vezoreve dhe të kavitetit të mitrës, të rekomandoj të bësh një ekzaminim ekografik. Në bazë të rezultateve, mjeku gjinekolog do të japë këshillat e nevojshme.
Gjithë të mirat.
Pershendetje dr.Moza!Urime per punen tuaj! Kam lindur femijen e trete para 11muajsh,lindje vaginale normale,e kam ushqyer dhe vazhdoj ta ushqej me qumesht gjiri,ushqim shtese krejt pak,ngaqe ai nuk deshiron,kam marre tabletat microlut qe nga java e gjashte pas lindjes se bebes,por akoma nuk kam cikel pas lindjes.A ka arsye per tu shqetesuar?Pse ndodh kjo? Pres pergjigjen tuaj.Falemnderit!