Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A ka rrezik shtatzënia?

Pershendetje doktoreshe, jam nje vajze 25 vjeçare, kisha nje vonese te ciklit rreth 5 dite dhe bera testin i cili me tregoi nje vije te erret dhe nje me te zbehte ndaj per te qene e sigurt bera nje analize gjaku dhe me doli pozitiv me hcg 1500 ml, por tashme kem ca dite qe kam sekrecione ngjyre roze te lehte dhe u shqetesova, shkova bera nje vizite dhe gjinekologu me tha qe eshte barre shume e vogel nuk dallohet dhe me dha nje koker qe eshte per anomali te bebit, forcim te kockes, (nuk e mbaj mend emrin e ilacit). Periodat e fundit i kisha me 24.8. Me thoni jane normale keto qe ju thashe?

Marsela (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Marsela

Me kaq sa tregon, mendoj se je shtatzënë. Në javën e 7-të të rekomandoj, të bësh një ekografi transvaginale për të parë më qartë dhe më saktë, zhvillimin e embrionit dhe rrahjet e zemrës fetale.

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti