Sa javë shtatzënë jam?
Lola
(15 vite më parë)
Përshëndetje Lola
Nëse ekografitë rradhazi kanë rezultuar me zhvillim të fetusit dy javë më tepër, mundet që ke gabuar në datën e menstruacionit të fundit. Prandaj besoj, se data e mundshme e lindjes është ajo që del nga ekografia. Në të kundër, duhet të besoj se matja e kryer me ekografi ka një gabim sistemik.
Të uroj të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.
Ju pershendes, ju pergezoj per kete adrese te qelluar.
Jam shtatzene tani ne muajin e nente por se kam diçka te qarte, sipas menstruacioenve te fundit qe i kisha me 24/1/20011 rezulton se jam ne javen e 35, ndersa sipas ultrazerit del se sot hyje ne javen e 38, kujt t'i besoj? Kur eshte data ime e sakte e lindjes 31 tetori apo 19 tetori pasi qe sa here kam bere kontrolla gjithmone me ka dal 2 jave zhvillimi me i madh i bebes.
Flm pres pergjigje.