Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Trigliceridet a lidhen me shtatzëninë?

Pershendetje...


Ju kam shkruar edhe njehere tjeter dhe te falenderoj per pergjigjen...


Desha t`ju pyes se a kane lidhje trigliceridet me shtatzenine? Kam bere analizat 2 here dhe niveli i triglicerideve me ka dale i larte ne Shqiperi 274 kurse ketu ne Itali 312... A ndikojne ne zhvillimin e fetusit sepse para ne muaji kam patur abort isha ne javen e 19 te shtatzenise e nuk i dihen shkaqet?! Desha te di nqs nis nje shtatzeni te re, a e demton fetusin niveli i larte i triglicerideve apo duhet te pres deri kur te ulet vlera?


Ju faleminderit shume... Me respekt, Soni...

Soni (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Soni

Kolesteroli dhe trigliceridet, kanë ndikim në shtatzëni. Zakonisht niveli i tyre çrregullohet nga mënyra e ushqyerjes së gruas shtatzënë, sëmundjeve si prania e diabetit etj. Yndyrnat zvoglojnë hapsirën e enëve të gjakut, duke ndikuar direkt në sasinë e gjakut qarkullues. Gjatë shtatzënisë, zvoglohet sasia e gjakut që kalon në placentë dhe në këtë mënyrë ndodh ndërprerja e rritjes fetale.

Në rastet si i joti, duhen kontrolluar dhe rregulluar niveli i yndyrnave në gjak. Stabilizimi i tyre (kolesterolit, triglicerideve), bëhet me rregullimin e rregjimit ushqimor si dhe vënë në kontroll sëmundjet që sjellin këto pasoja.

Gjithë të mirat.

Soni (15 vite më parë)
Te falenderoj shume per pergjigjen... Dmth po te nis nje shtatzeni te re mund te rrezikoj perseri per abort? Jam shume e merzitur nga aborti qe me ka ndodhur prandaj mezi pres te ia nis perseri... A mund te me thoni se cfare ushqimesh duhet te perdore ne menyre qe te me ulet vlera e triglicerideve? Edhe nje gje doktoreshe, si ka mundsesi qe ne moshen 22 vjeçare siç jam une te kem nje nivel kaq te larte te triglicerideve, kush mund te jete shkaku? Se analizat e tjera me kane dale mire te gjitha edhe kolesteroli mire dhe ai i keq. Si eshte e mundur? Te falenderoj shume me gjithe zemer per pergjigjen.

/komuniteti