Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Hiperstimulimi

Pershendetje dokotoresh e nderuar,Pyetja ime ka te beje me vezoret policistik me te cilet jam perballur afer 4 vite,duke pasuar me problemet e ovulimit 1 her ne 7 muaj si dhe mos mbetje shtatzan,pastaj kom vizitu gjinekologun i cili ma ka rregullu ovulimin pataj ka vazhdu me clomifene mirpo nuk ka pas efekt te madh, qelizat nga 6 mm ne 8mm,me pas kom fillu me Merional 75iu(16mm),menjeher pas terapis kom mbet shtatzan tash jam ne javen e 8,por kom kalu ne hiperstimulim eshe pse gjendjen e kam shum mir kam pak dhimje,por ajo qka dua te di un eshte si qendron puna e ketij stimulimt a ka pasoja ne te ardhmen,dhe a eshte zhvillimi nomal i bebes sikurse te shtatzania normale.faleminderit

Samqe Sh (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Samqe

Të uroj shtatzëni të mbarë. Mos ki asnjë merrak për pasoja negative të shtatzënisë nga përdorimi i stimuluesit. Fëmija do të rritet normal dhe në të ardhmen nuk do të kesh probleme.

Të rekomandoj të përdorësh acid folik dhe multivitamina, sipas këshillës së mjekut që i ke besuar ecurinë e shtatzënisë.

Gjithë të mirat.

/komuniteti