Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Ngjyra e lëngut amniotik

Pershendetje doktoreshe.


Jam ne javen e 19 te shtatzenise, dje e kam kryer amniocentezen (nuk ka qene rekomandim i mjekut), mirepo meqenese mosha ime eshte 39 vjeçare, desha te sigurohem se gjithçka eshte ne rregull. Jam shume e brengosur sepse ngjyra e lengut amnitik ishte e kafte ne te mbyllet, e di qe kjo nuk eshte ngjyre e zakonshme mirepo sipas mjekut kjo mund te ndodh per shkak se kam pasur gjakderdhje para nje kohe. Rezultatet do ti marre pas 2 javesh.


Me intereson te di se a eshte normale kjo ngjyre e lengut te bebes dhe a mund te ndikoje ne ndonje çrregullim ne beben?


Pres me padurim pergjigjen tuaj.


Faleminderit shume.

Anna (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Anna

Ndoshta prania e ndonjë hematome, ka ngjyrorur likidin amniotik. Megjithatë duhet pritur me shumë qetësi përgjigja e amniocentezës.

Uroj që gjithshka të shkojë sa më mirë.

/komuniteti