javë pas jave
Përshëndetje Eva
Ka shumë arsye që shtatzënia të mungojë tek një çift, ku faktorët ndikues negativ mund të jenë të pranishëm tek mashkulli, tek femrat apo tek të dy njëkohësisht. Që të vërtetohet që çdo gjë është mëse normale tek shëndeti riprodhues i çiftit, përpara tentativës për konceptim, mjeku duhet të bëjë këshillimin parakoncepsional. Gjatë këshillimit mjeku do të vlerësoj anamnezën, vizitën gjinekologjike si dhe rezultatet e një serie të tërë të analizave dhe ekzminimeve. Me këtë dua të them, se unë pa bërë së paku një vizitë gjinekologjike si dhe pa vlerësuar disa tregues të analizave dhe ekzaminimeve, nuk kam asnjë mundësi të të jap një arsye se përse nuk po ndodh shtatzëni tek ju si çift.
Nëse dëshiron më kontakto në (maternitetin) SUOGJ “Koço Gliozheni”, Tiranë, nga dita e hënë deri të premten, nga ora 8.00 deri në orës 12.00 me numër kontakti 0692033965.
Gjithë të mirat.


Pershendetje znj.Mimoza. Kam 1 vit qe tentoj per femije dhe nuk po ndodh.I kemi bere te dy analizat dhe mjeket na kane thene qe jeni mire.Edhe ditet e ovulimit i kemi llogaritur.Atehere perse nuk po ndodh?Faleminderit.