Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Gjakderdhja pas lindjes

Jam nje 25 vjeqare dhe qe tre muaj kam lind dy vajza binake por ende po kam gjakderdhje, jo vazhdimisht po nderkohe edhe pak,kam qene te gjinekologu dhe me ka than qe jam gati per mu pastru dhe arsyje pse kam gjakderdhje eshte se kam lind me operim,menstracionet e para i kom pas,Nje keshille prej teje ,a eshte ende qe sjam pastru apo diqka tjeter,Faleminderit shume.

Viola Viola (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Viola

Nuk është normale periudha prej tre muaj pas lindjes dhe të kesh gjakrrjedhje. Kjo situatë nuk justifikohet as me lindjen e cila është realizuar me operacion cesarian. Të rekomandoj që të kontaktosh mjekun që ka kryer operacionin për lindje ose ndonjë mjek tjetër gjinekolog, për t’i dhënë zgjidhje kësaj situate.

Gjithë të mirat.

/komuniteti