Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Oreksi gjatë shtatzënisë

Prape ju shkruaj une Vjollca doktoreshe, desha te pyes si mund te me vije oreksi sepse nuk me hahet asgje, kam mundime tere diten dhe te vjella ne mbremje te cilat nuk me lene te ha asgje vetem uje pi shume, por jam e shqetesuar mos bebi nuk zhvillohet nese une nuk ha ushqim si duhet? Te lutem me trego çfare te perdore, ndonje vitamine apo diç tjeter? Ju flm shume.

Vjollca (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Vjollca

Rekomandimi gjatë shtatzënisë, është ushqimi i shpeshtë dhe me vakte jo të plota në sasi. Kjo do të thotë që të ushqehesh edhe deri në 6-7 herë në ditë, por gjithmonë të jesh e pa ngopur. E thënë më mirë, asnjëherë mos u ul në tavolinë për t’u ushqyer. Edhe marrja e multivitaminave është e rëndësishme, pasi organizmi tënd dhe i fëmijës ka nevojë për vitamina dhe kripra minerale të cilat nuk merren nga ushqimi.

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti