Po afrohet lindja apo jo?
Elena <3 <3
(13 vite më parë)
Përshëndetje Elena
Shqetësimet që ankon tregojnë se lindja po afron. Duhet të kesh parasysh se tre janë shenjat kryesore që tregojnë se aktiviteti i lindjes po fillon. Këto shenja janë. Rënia e tapës mukoide (një sekrecion i trashë me rrema gjaku, që del nga organet gjenitale), fillimi i kontraksioneve uterine (dhimbje fillimisht të lehta që vijnë duke u shtuar në intervale kohore të barabarta) dhe plasja e membranave (rrjedhje e pa vullnetshme e ujit nga organet gjenitale). Nëse konstaton një nga këto shenja, drejtohu në shtëpinë e lindjes.
Të uroj të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.
Pershendetje Dr Mimoza ,se pari ju uroj shendet ,un jam ne muajin e 38 te shtatzanise por ndonjeher kam pak dhimbje ne fund te barkut dhe ndonje therje ne vagine po nuk jane shume te shpeshta,,,nuk e di nqs kto jane shenjat e afrimit te lindjes apo jo?un behem per here te pare nene dhe nuk e di nga momenti ne moment me duket sikur do lind,gjithashtu naten gjate gjumit me dhembin kembet dhe duart pasi dhe me jane fryre pak,por kujtoj qe skam albumine sepse i kam bere analizat,,,,,,ju lutem me ktheni pergjigje Gjithe te mirat