Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A mund te jete ndikimi negativ i clomidit?

Përshëndetje Doktoresh Une kët muaj kam perdor clomid në treten dit me ciklin nga dy kokrra në ditje pes dit.Pas pes dite mjeku me tha me shku me me bër ekzaminim dhe me dolem se kishin shperthyer dy qeliza.Doktoresh mua gjithmon me kan ardh mestracionet tri deri pes dit me hert e kët muaj mu vonuar dy dit e në tretn dit sot me erdh Qfar mund të jet kjo vones që asnjëher s'kam pas kesi vonese. Doktoresh qfar mund të jet edhe deshta të pys se a mund të përdori prap kët muaj clomid pa udhzimin e mjekut. Ju faleminderit per mirkuptim dhe per punen e palodhshme që beni per ne

(13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Meli

Vonesa që përshkruan, nuk konsiderohet çrregullim menstrual sespe mund të vijë edhe për shkak të trajtimit. Trajtimi me klomifen duhet të zgjasë deri në 6-të muaj, por asnjë herë nuk duhet t’i marrësh dhe përdorësh medikamente pa rekomandimin dhe kontrollin e mjekut obstetër-gjinekolog.

Gjithë të mirat.

/komuniteti