Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Infeksionet gjatë shtatzënisë

Pershendetje doktoreshe. Jam shtatzene ne muajin e nente, po kam probleme me kruarje rreth organit gjinital sa qe naten me del gjumi dhe vazhdimisht duhet te zgjohem per te bere nje shperlarje. Une para dy jave bera kontrolle dhe bisedova me doktorin se kisha probleme me sekrecion, po ai me rekomandoi Amoksiklav dhe te pi çaj boronice te kuqe dhe uvin se bashku. Une po e shoh se sekrecioni eshte ndal pak po jo edhe shume, po kruarja nuk po me len rehat sa qe ndihem ne siklet. Shpresoj qe me ndihmoni ju!

Linda (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Linda

Shenjat tregojnë praninë e kandizozës/mykut, të cilën e predispozon shtatzënia dhe antibiotiku që ke përdorur. Trajtimi me ovula lokale antimykoide, do shëronte infeksionin. Të rekomandoj të përdorësh Lomexin, 2 ovula vaginal, 1 çdo 2 ditë.

Të uroj të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.

/komuniteti