Rreth ovulimit
Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave
javë pas jave
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta
Përshëndetje Meli
Vonesa që përshkruan, nuk konsiderohet çrregullim menstrual sepse mund të vijë edhe për shkak të trajtimit. Trajtimi me klomifen duhet të zgjasë deri në 6-të muaj, por asnjë herë nuk duhet t’i marrësh dhe përdorësh pa rekomandimin dhe kontrollin e mjekut obstetër-gjinekolog.
Ditët më të mundshme të ovulacionit mund të jenë ditët 13-15 nga dita e parë gjakrrjedhjes menstruale. Për të qënë e sigurtë në ditën e 13, bëj një ekzaminim ekografik për të vlerësuar maturimin e folikulit.
Gjithë të mirat.


Përshëndetje doktoresha mimoza un cilin e kam të rregullta gjithmon 26 dit kët muaj kam perdor clomid e cikli me zgjati 34 dit. Un deshta me pyt se kur e kam ditën e avulimit edhe a mund të jet shqetsuse kjo qe kët muaj mu kan shty cikli hera e par ësht kjo prej që jam martu memu vonuar cikli dy dit edhe mëm zgjat kaq shum 34 dit. Ju përshëndes dhe ju falenderoj juve dhe stafin e juaj per punen e palodhshme që po ben per ne.Gjitha të mirat