Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Pirja e duhanit gjatë shtatzënisë

Pershendetje. Kam qene konsumuese e mire e cigares para shtatzenise. Tani jam 10 javesh shtatzene, po kam momente qe po kam shume nevoje per cigare ku po kam shume kokedhembje dhe probleme me nervat ku prej nevojes per cigare po me vjen edhe me qajt ku po detyrohem me ndez nje. Une e di qe cigarja jo vetem qe eshte e demshme per shendetin edhe pa qene shtatzene jo le me tani nuk po di qka me be te lutem me sygjero dicka e kam shume problem? Faleminderit.

Aferdita (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Afërdita

Nuk duhet të pish as edhe një cigare. Pirja e duhanit, është apsolutisht e ndaluar në shtatzëni. Oksidi i karbonit dhe nikotina që lëshon duhani, duke kaluar në mushkri, bën që fëmija të marrë sasi më të pakta oksigjeni dhe rritja e tij të jetë më e vogël duke u krahasuar me javët e shtatzënisë.

Gjithë të mirat.

/komuniteti