Rreth menstruacioneve
Roland Dior
(13 vite më parë)
Përshëndetje Linda
Çrregullimi menstrual, kryesisht ndodh si pasojë e prishjes së nivelit të hormoneve në organizëm. Mjekja pas vizitës gjinekologjike dhe ekzmainimit ekografik, do t’I kërkoj shoqes tënde që të bëjë disa analiza hormonale. Kështu do të gjendet shkaku i çrregullimit menstrual dhe do të marrë trajtimin e nevojshëm.
Gjithë të mirat.
Pershendetje, fillimisht uroj te jeni mire!! Kam nje pyetje per shoqen time, jetojme ne Slloveni, 9 muaj me pare ne muajin e 8-te te shtatzanise ka lind beben t'vdekur, dhe nga muaji Tetor i vijne menstruacionet pa rregull, dmth qdo dy jave i vijne menstruacionet dhe i zgjasin poashtu rreth 2 jave, ketu ka qene ne kontroll rreth nje muaj me pare mirpo Gjonekolog-ja thote qe qdo gje eshte ne rregull, por dje ka qene perseri ne kontroll dhe i ka jap ca tableta qe t'i perdor 2 here ne dite per ndaljen e menstruacioneve, dhe te Enjten (pasneser) ka kontrollen e radhes, qfare mendimi keni ju rreth kesaj, ku mund te jete problemi???. Pres nje pergjigje, shpresoj qe do t'me shkruani. Gjithe te mirat!!