javë pas jave
Përshëndetje Afërdita
Gjakrrjedhja në shtatzëni, është shenjë e rrezikut të abortit. Kjo ndodh si rezultat i shkolitjes të një pjese të placentës e cila krijon një hematomë/grumbullim gjaku midis murit të uterusit dhe placentës. Këto hematoma mund të jenë të mbyllura, pra gjaku nuk drenon në organet gjenitale duke u absorbuar/përthithur gradualisht. Mund të jenë edhe me komunikim, ku gjaku i grumbulluar del në formën e gjakrrjedhjes nga organet gjenitale.
Sekrecionet me ngjyrë kafe, tregojnë se hematoma ka ardhur duke u reduktuar. Për të evituar një abort, duhet të marrësh trajtim me antispazmolitikë, të cilët do të mbajnë në qetësi mitrën për të mos pësuar tkurrje që të mos përsëritet hematoma. Edhe rregjimi i shtratit është i nevojshëm deri në zhdukjen e hematomës.
Të uroj shtatzëni të mbarë.


Jam shtatzene ne javen e 10 dhe para nje jave kam pas gjakderdhje te shumta sa qe jam shtruar edhe ne spital aty mi kane bere disa analiza edhe me kane thene qe beben e kam mire por une perseri po vazhdoj te kem gjakderdhje me ngjyre kafe, ju kisha lut te me sygjeroni se cfare te bej edhe a mund te vie deri tek aborti?