Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dhimbjet në fund të barkut

Pershendetje! si fillim ju falenderoj per pergjigjet qe me keni dhene sa here qe ju kam shkruar, me kane ndihmuar shum.e... Tani jam ne javen e 37 te hanen futem ne javen e 38...kam dhimbje ne fund te barkut por nuk i kam te rregullta ne orar.....jane bajagi te forta.... mjeku me tha qe jam hap pak...por une kam frike te dal te levizi se them me kapin dhimbjet e forta ose derdhja e ujerave ne rruge... kam filluar te pi nga nje luge vaj ulliri ne dite pasi me kane thene qe te ndihmon ne lindje.... doktori ka thene qe lindjen do ta kem natyrale... Do doja te dija se cfare duhet te bej qe te kem lindje te lehte me sa ma pak mundim... dhe kur duhet te drejtohem ne shtepine e lindjes, pasi kam frike se mos drejtohem vone, theksoj qe eshte lindja ime e pare... momentin e lindjes e pres me shume gezim por edhe me frike se si me shkon momenti i lindjes..... ju faleminderit edhe nje here per pergjigjet qe me keni dhene gjate gjithe shtatzenise sime, me kane ndihmuar shume.

Lola (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Lola

Të rekomandoj që të lëvizësh pa patur frikë se mund të shpërthejnë ujrat apo mund të fillojnë të shfaqen edhe shenjat e tjera të fillimit të lindjes.

Shenjat që aktiviteti i lindjes ka filluar janë; rënia e tapës mukoide dhe dalja e ujrave e cila mund të ketë rrjedhje të vrullshme ose me sasi të vogël si dhe kontraksionet, që janë sforcime të dhëmbshme çdo 20-30 minuta dhe më pas më të shpeshta dhe të forta.

Qëndro në kontakt me mjekun që i ke besuar lindjen e fëmijës tënd, për çdo shqetësim apo ndryshim që ndjen. Bësoj se çdo gjë do të shkojë shumë mirë, në lindjen tënde të parë.

Të uroj të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.

/komuniteti