Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Fibromioma

Pershendetje!


Une quhem Ina, dhe jam e interesuar per mamane time, e cila para 2 javesh u operua ne maternitetin e vjeter dhe hoqi mitren, pasi kishte bere eko dhe doli me mish te huaj, ne gjuhen tuaj quhej fibromiome! Madhesia ishte gati 5 kg, une e pashe me syte e mi mishin e huaj, ishte shume i paster. Gjithashtu ne internet kam lexuar se eshte nje tumor beninj! Operacioni doli me sukses edhe pse ishte i veshtire sipas mjekeve! Biopsia del mbas 1 muaji, dhe ne ate kohe do te beje dhe nje konsulte! Doja te dija sa kohe do qe te marre veten nga ky operacion? Dhe mami ka gati nje jave qe ankohet se i dhembin kembet... Me cfare duhet te ushqehet sepse ka dale anemike pasi humbi shume gjak gjate operimit!


Ju uroj gjithe te mirat!

Ina (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ina

Muaji i parë pas një operacionit të tillë, është i vështirë. Dhëmbja e këmbëve vjen nga anemija që me sa kuptoj edhe është konstatuar. Ajo duhet të trajtohet me antianemik, të cilët mamaja jote duhet ti përdorë për të kaluar këtë fazë. Të rekomandoj të përdorësh tardiferron, kapsula që përdoren një çdo ditë, për 30-të ditë rrjesht. Edhe rregjimi ushqimor ka rrëndësi, si konsumi i zarzavateve dhe perimeve me hekur apo edhe i ushqimeve të tjera.

Uroj që biopsia të dalë mirë, dhe nëna jote të vazhdojë normalisht jetën e saj.

/komuniteti