Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Vonimi i ciklit

Pershendetje menstruacionet e fundit i kam pasur me date 29.tetor, dmth.sot eshte dita e 29 e ciklit dhe ende nuk me kane ardhur. une menstruacionet i kam te rregullta dhe me vijne çdo 26-27dite. te sqarohem qe ju kam shkruar ne lidhje me cisten ovariale para dy jave te cilen e ka hetuar mjeku ne diten e dyte te ketij cikli dhe me pat thene "kete muaj perdore clomifen prej dites se dyte" dhe ne diten e 15 kur isha per vizite prape me tha "cista eshte prezente dhe kete muaj mos me tentu per shtatzani", keshtu qe nuk me tha ta perdorja injekcionin te cilin e perdori zakonisht. perkunder kesaj ne vazhduam me marredhenie te pambrojtura dhe pasi me jane vonuar menstruacionet ju pyes a eshte e mundur qe te kem mbetur shtatzane-perkunder prezences se cistes ovariale (25mm)? pasi ne qe dy vite tentojme per shtatzani. shtoj edhe kete se gjoksin e kam te fryre dhe te ndjeshem, me eshte shtuar oreksi. Pres me padurim pergjigjen dhe keshillen tuaj dhe ju falenderoj

Meri Meri (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Meri

Me madhësinë e kistit edhe mund të ndodhë një shtatzëni. Mundet të jetë e pranishme shtatzënia me shenjat që tregon. Për ta saktësuar, bëj një beta hCG.

Gjithë të mirat.

/komuniteti