Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Magnezi gjatë shtatzënisë

E nderuara Dr. Mimoza, desha te ju pyes per kokrrat e magnezit Verla, kam filluar ti marre nga muaji i 5 dhe tani jam ne javen e 34. Deshta te ju pyes a duhet ende me vazhdu mi marre apo duhet ti nderprej? Me respekt, Dita.

Ditaaa (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Dita

Mjeku që ka përshkruar marrjen e magnezit dhe që vazhdon të ndjekë shtatzëninë tënde, ka patur arsye ka patur arsye që ka rekomanduar marrjen e tij. Prandaj do të jetë ai i cili do të përcaktojë edhe kohën se kur duhet ta ndërpresësh trajtimin. Gjithashtu edhe marrja e multivitaminave është domosdoshmëri për gruan shtatzënë për shëndetin e saj dhe mirërritjen e fetusit si dhe marrja e suplementit me hekur nga java e 16-të e shtatzenisë e deri në 45-të ditë pas lindjes.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti