Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Ovare polikistike

Pershendetje! Kam bere te gjitha analizat e mundshme ne lidhje me konceptimin e nje shtatzania. Pas mjekimeve te shumta duphostan,utrogesta,etinil estradiol arritem rregullimin e ciklit deri diku dhe vetem rritjen e nivelit te progresteronit. Pas nje sere ekzaminimesh dola me testosteron pak te larte, si konkluzion : Yasmin do te na ndihmoje per regullimin e ciklit pasi ka hormon femeror brenda dhe anti hormon mashkullor dhe ne rregullin e mikrokisteve pasi ne analizen e dyte qe ne beme rezultoi se free testosteron ishte normal pra nuk ka ndonje vater qe e prodhon ne trup dhe dheas qe eshte marker i surenales rezultoi normal. pra nuk kemi ndonje vater ku na prodhohet hormoni i testosteronit vetem ovaret polikistike . Gjate mjekimit me Jasmin nuk mbeteni shtatezane por do te rregullojme ciklin dhe ne mjekim mund te rregullohen dhe mukrokistet dhe pas tremuaj nqs gjate marjes se mjekimt nuk kemi ndonje shqetesim do te kryejme nje ekografi dhe mund te fillojme terapine me stimulim per shtatezanine.(pergj endokrinologes). Ju lutem a mjekohen ovaret polikistike vetem me Yasmin,mund te kem nje shtatzani une pas ketyre 3 muajve ? Ju flm !

(13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje,

Ndiq këshillat e mjekes endokrinologe, sepse ovari polikistik mund të trajtohet edhe me këtë mjekim.

Gjithë të mirat.

/komuniteti