Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dhjetë vite diferencë në mes të shtatzënive

Pershendetje doktoreshe, jam shtatzene pas dhjete vitete, une kam edhe dy femije por dhjete vjet diference me kete qe jam tash. Desha te pyes a do te kem ndonje komplikim ne lindje pas gjithe kesaj pauze? Faleminderit.

Tina (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Tina

Nuk është problemi se mund të ndodhë ndonjë komplikim për shkak të diferencës së kohës së lindjeve. Nëse zhvillimi fetal është normale, lindja do të jetë normale dhe e sukseshme. Gjatë shtatzënisë nuk duhet të harrohet përdorimi i acid folik si dhe multivitaminave, kalciumit, magnezit, jodit të cilët mund të jenë edhe përbërës së multivitaminave. Pas javës së 16-të të shtatzënisë dhe deri 45-së ditë pas lindjes rekomandohet marrja e suplementit me hekur.

Në qoftëse je mbi moshën 40 vjeçare, duhet të bësh dabëll tëstin ose tripëll testin dhe në varësi të përgjigjes bëhet edhe amniocenteza për të përjashtuar mundësinë e anomalive kromozomike tek fetusi.

Meqënëse e ke fëmijën pas 10-të vitesh, unë mendoj se ndjekja mjeksore duhet të jetë e vlerësuar.

Të uroj shtatzëni të mbarë dhe të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.

/komuniteti