Rritja e laktobacileve
Sumejja Sumejja
(13 vite më parë)
Përshëndetje Sumeja
Prania e laktobacileve tregon se ambjenti i vaginës është acid dhe nuk paraqet terren të favorshëm për prani të infeksioneve. Ndryshi i pehashit pas raporteve seksuale, si rezultat bazicitetit të spermës, krijon kushte të favorshme për rritjen e bakterieve gram negativ, klinika e të cilave paraqitet me prani të shtuar të sekrecioneve vaginale të cilat edhe mund të japin kruarje, irritim ose dhe erë të pakëndshme. Në këto kushte rekomandohet bërja e cultures së sekrecioneve vaginale për të gjetur shkatarin dhe preparatet më efikase. Bëje kulturën në një laborator tjetër.
Gjithë të mirat.
E nderuar doktoreshe, ju lutem te pergjigjeni sepse jam ne hall dhe nuk di si tia bej.. cdo muaj ne kohe te pacaktuar (nganjehere pak para gjakderdhjes menstruale, e nganjehere ne mes te muajit) kam shume sekrecion te bardhe i cili shoqerohet me kruarje dhe irritim. nga kultura e sekrecioneve cervikale dhe vaginale nuk me del asnje baktere por vetem kam rritje te laktobacileve. si ta shmang kete problem sepse kam qene shume e kujdesshme ndaj vizitave mjekesore, ndersa vazhdoj te shqetesohem me kete sekrecion. me perdorimin e travazolit po behem me mire, por prape brenda dites me rikthehet e njejta gjendje. a mos valle mund te jete problemi te burri? theksoj se gjendja me perkeqesohet pas maredhenies intime. me falni per pyetjen.