Analiza e urines
Denisa Berisha
(13 vite më parë)
Përshëndetje Denisa
Infeksioni urinar duhet të trajtohet me pa tjetër sepse kanë ndikim negativ në ecurinë e shtatzënisë dhe favorizojnë rrezikun për lindje parakohe. Prandaj bëj urokulturë për të gjetur shkaktarin. Urokultura do të tregoj preparatin më të efekshëm. Gjithashtu të rekomandoj të konsumosh sa më shumë lëngje të freskëta, jo të gazuara.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje dr.mimoza jam ne javen e 28 te shtatzanis dhe jam shum ne merak sot kom bo analizat e urines dhe me than qe mkan dal shum keq desha qe ti te ma thuash a eshte rrezik per beben analizat jan keto:ngjyra e verdhe,pamja e trubullt,Ph 7.5,pesha specifike 1.015,proteinat Pozitiv 2+, gjaku Pozitiv 3+,ne dhjete fusha mikroskopike ne mesatare ka: shum ER.shum Le,shum baktere.flm shum te pershendes