In vitro fertilizimi
Maja
(15 vite më parë)
Pershendetje Majlinda,
Vezoret policistike i kane 10% e grave ne moshen reproduktive. Normalisht vezoret policistike reagojne mire ne stimuluesit e ovulacionit. Nese nuk ke pasur sukses ne in vitro fertilizimin e pare, ndoshta do te ishte mire qe te behej mjekimi kirurgjik i ketij problemi. Me laparoskopi behet drilling i vezoreve dhe pastaj ovulacioni eshte shume me i lehte dhe rrjedhimisht shtatzenia ndodh me shpejt.
Nese ke pyetje shtese mos hezito dhe me kontakto!
Pershendetje doktor.
Jam nje grua e martuar qe tre vite, provoj te mbes shtatzene po s`kam sukses, kam bere te gjitha analizat dhe me kane dale mire, kam perdore terapi injeksione fostimon, superfact edhe merional pasi qe kisha problem se nuk u rritshin sa duhet qelizat, kisha plot ama asnje nuk ishte si duhet, kur e bera fertlizimin in vitro me doli se kam vezore policistike, mjeku me tha te pauzoj pak nje kohe dhe perseri te provoj fertilizimin por me terapi me ndryshe, desha ta marr nga ju mendimin se a eshte diçka rrezik se kam kesi lloj vezoresh?
Ju flm per mirekuptimin, me respekt Majlinda.