Probleme me cista
Elsa .
(13 vite më parë)
Përshëndetje
Trajtimin që të ka dhënë mjekja duhet ta vazhdosh deri në tre muaj rrjesht. Pas tre muaj bëj një ekzaminim ekografik për të vlerësuar situatën. Përpara se të tentosh për shtatzëni, bëj edhe një këshillim parakoncepsional ku do të përfshihen shumë analiza dhe ekzaminime si dhe anamneza dhe vizita gjinekologjike.
Gjithë të mirat.
Pershendetje doktoresh un kom probleme me cista sapo perdor pilula me hjeken si te tentoj per shtatzani prap me shfaqen siq e kam cekur edhe ne pyetjen e par kom qen tek gjinekologia kom ba kontrollen ne ultraze mu ka shfaq cista 3. 1 cm doktoresha me ka then qe cista esht shkaktarja per mos mbetjen shtatzen mi ka rekomandu pilulat Microgynon ED and Ferrous Fumarate per mei qetsu vezoret ka me fillu mei pi nga 1 . 12 .2013 . doktoresha Mimoza qfar me rekomandoni ju per kete problem ? Gjith te Mirat