Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Jam e shqetesuar nga dhembja gjate marredhenieve!

Pershendetje doktoresh ka nje koh te gjat se kur bej mardhenje kam dhimje por te theksoj se edhe nuk kam deshir te bej fare mardhenje sdi ku eshte arsyeja a pershkak dhembjes,Te ceki se jam e martuar qe 6 vite dhe nuk mbetem shtatzane,edhe pse kam ber shum kontrolla me del se jam mir, por ket te dhimbjes gjat mardhenjes nuk kam bisedu kurr me mjekun tim,te theksoj se une jetoj ne perendim,qka me sygjeronit doktoresh pasi qe spo mbetem edhe shtatezan mos ndikon mos berja mardhenje te shpeshta pasi qe çdo her me shoqeron dhimbje .Me fal se e zgjata shum po jam shum e shqetsuar gjithe te mirat doktoresh.

(13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Albulena

Raportet seksulae nuk duhet të jenë të dhimbshme. Për të gjetur shkakun bëj një kulturë të sekrecioneve vaginale, pasi një infeksion vaginal i pranishëm mund të jetë shkak për raporte seksuale të dhimbshme.

Në përgjithësi është e rekomanduar që raportet seksuale duhet të bëhen deri në tre herë në javë që shtatzënia të jetë e sukseshme. Gjithashtu të këshilloj që të bësh edhe një këshillim parakoncepsional, ku mjeku gjinekolog do të vlersoj gjendjen e shëndetit tënd riprodhues por gjithashtu do të rekomandoj edhe bashkëshortin për të kontaktuar mjekun androlog.

Gjithë të mirat.

/komuniteti