Rreth vitaminave në shtatzëni
Ema
(15 vite më parë)
Përshëndetje Ema
Acidi folik jepet deri në javen e 12-të të shtatzënisë. Nëse nuk ke më ankesa si dhëmbje ose gjakrrjedhje, utrogestanin edhe mund të mos e marrësh. Gruaja shtatzënë, rekomandohet të marrë ushqime të pasura me kalcium. Qumëshi dhe nënproduktet e tij, janë të pasura me kalcium dhe duhet të përdoret gjatë gjithë shtatzënisë. Të rekomandoj marrjen e multivitaminave, të cilat kanë në përbërjen e tyre jo vetëm kalcium por edhe vitamina dhe kripra të tjera minerare të domosdoshme. Për shtatzënën dhe fetusin, jodi merret nëpërmjet kripës së jodizuar.
Pas javës së 16-të të shtatzënisë, mirë është të përdoret suplementi me hekur dhe të vazhdohet deri në ditën e 45-të pas lindjes.
Të uroj shtatzeni të mbarë.
Pershendetje... pasi qe mjeku im qe kryej vizitat ndodhet ne pushim deshta te ju pyes diçka. Ne viziten e pare qe kam pas para 2 jave mjeku me ka rekomanduar te perdore acid folik, utrogestan edhe vitamina kalcium. Sa kohe duhet me perdore utrogestanin dhe vitaminat, sepse tash me kane mbaruar? Ju faleminderit paraprakisht.