Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Shqetësime

Pershendetje doktoreshe, ju shkruj prape se jam shume ne ankth, te kam shkruar pardje, nuk me jeni pergjigjur fare, edi qe jeni shume e zanun por tu kisha lut qe kesaj letre te me pergjigjeni, te kam treguar qe e kam kistin. Hapa per eliminimin e kistit kam pi vetem para 4 jave, prej dates 23.08.2011 deri me 27.08.2011, kisti im kishte qene 8 cm, po sipas mjekut tash ka ra ne 4 cm, ne asnje kontrolle hapa sme ka dhene, sipas mjekut jane ka reagojne hapat qe i kam pi para 4 jave, sic the edhe ti uroj edhe une te me jete zhduk ai kist kur te shkoj ne kontrollen e ardhshme. Mirepo tash kom tjeter shqetesim edhe jam shume ne ankth menstracionet e fundit i kom pas me 27.08.2011, normal i kom cdo 28 dite kurre sme jane vonu, eshte kon dashte me ardhen me 24.08.2011. Mirepo sod po behen 5 dite qe me jone vonu, i kam be 2 teste te shtatzenise njo ne diten e 2 qe me jone vonu, edhe njo ne diten e 6 domethone sot, mirepo 2 testet me dalin negativ, ju lutem me tregoni, mbas sa kohe me bo testin tjeter, sdi a vlen me theksu gjinjet sme jane forcuar fare i kom te bute, dhimbje nuk kom pas kanihere ana djathte em therr. A jom shtatzane a eshte e mundur qe edhe pse me ciste te jem mbet shtatzene nese po, pse testin qe i kom bo me dalin negativ, kur duhet te boj testin tjeter? Ju lutem shume te me pergjigjeni kesaj here me padurim e pres pergjigjjen tuaj Zoti ju bekoft doktoresha Mimoza.

Nada (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Nada

Të uroj që të keshë mbetur shtatzënë, ndonëse janë pak ditë mbi ditën e ardhjes së menstruacioneve. Si fillim bëj një test shtatzënie, nëse rezulton negativ, bëj dhe një tjetër pas një jave. Nëse edhe testi i dytë rezulton negativ, kontrolli gjinekologjik dhe disa ekazminime për të vlerësuar arsyen e vonesës menstruale janë të rëndësishme dhe duhet të takosh mjekun gjinekolog.

Uroj uroj gjithë të mirat.

Nada (15 vite më parë)
Flm shume Majlinda, amin inshalla, me gezon Zoti edhe mua, e ty te deshiroj qe edhe kete muaj te shkon mire shtatzenia e inshalla Zoti te ndihmon e lind beben me te mira.
Majlinda (15 vite më parë)
Pershendetje per juve Nada, e pash je e shqetesuar dhe pata deshire te ju shkruaj, une tani edhe nje muaj lindi dhe me ciste kam mbet shtatzene andaj aspak mos u shqeteso sepse rralle here te pengon cista, vetem pi çaj boronice te kuqe (brusnice), une asgje s`kam perdore, asnje lloj hapi dhe tani jam shume mire, ishalla edhe ti sa me shpejte gezohesh me nje bebe te bukur.

/komuniteti