javë pas jave
Përshëndetje Soni
Shkaku më i shpeshtë i triglicerideve të shtuara (yndyrave në gjak) janë mungesa e aktivitetit fizik, pesha e tepërt trupore, prija e duhanit dhe vaktet ushqimore me sasi të tepruar. Zgjidhja ekziston kryesisht tek rregullimi i rregjimit ushqimor.
Nga ushqimet duhet të përjashtohen: pijet alkoolike, yndyrnat e ngopura, yndyrnat e transformuara, sheqernat e koncentruara, lëngjet e frutave të konservuara, pijet e gazuara dhe energjike, brumrat e pjekura etj.
Në ushqim duhet të përfshihen: frutat e freskëta, perimet e freskëta apo të konservuara, drithrat si buka integrale, proteinat pa yndyrë dhe peshku, produktet e qumështit me pak yndyrë, vaj ulliri etj.
Gjithashtu rekomandohet që ushqimi ditor të konsumohet deri në 6-të vakte. Të kryhet aktivitet i rregullt fizik si aerobija, shëtitja me biçikletë, noti, ecja në natyrë së paku për 30 minuta.
Gjithë të mirat.


Te falenderoj shume per pergjigjen... Dmth po te nis nje shtatzeni te re mund te rrezikoj perseri per abort? Jam shume e merzitur nga aborti qe me ka ndodhur prandaj mezi pres te ia nis perseri... A mund te me thoni se cfare ushqimesh duhet te perdore ne menyre qe te me ulet vlera e triglicerideve? Edhe nje gje doktoreshe, si ka mundsesi qe ne moshen 22 vjeçare siç jam une te kem nje nivel kaq te larte te triglicerideve, kush mund te jete shkaku? Se analizat e tjera me kane dale mire te gjitha edhe kolesteroli mire dhe ai i keq. Si eshte e mundur? Te falenderoj shume me gjithe zemer qe i pergjigjesh pyetjeve te mia.