javë pas jave
Përshëndetje Elda
Është e drejta e çdo çifti që të planifikoj dhe të kërkoj fëmijë, atëherë kur ata dëshirojnë. Kjo e drejtë është edhe e jotja, si dhe bashkëshortit tënd.
Unë vetëm dua të të ve në dijeni se shumë studime shkencore mjeksore si dhe OBSH (Organizata Botërore e Shëndetësisë), për një seri faktorësh që kanë të bëjnë me shëndetin e nënës, të fëmijës parardhës si dhe të atij që do të vijë, rekomandojnë që shtatzënia e rradhës të tentohet së paku deri në dy vjet pas lindjes së fundit.
Ditët e ovulacionit janë afërsisht në mes të ditëve, nga dita e parë e gjakrrjedhjes menstruale e deri në ditën e parë të gjakrrjedhjes menstruale pasardhëse. P.sh, nëse cikli yt është prej 28-të ditësh, ditët e mundshme të ovulacionit do të jenë ditën e 14-16. Për të qënë të sigurtë, rekomandohet që në ditën e 14-të të bëhet një ekzaminim ekografik për të vlerësuar madhësinë e folikulit.
Gjithë të mirat.


Pershendetje doktoresh tash planifikoj shtatzanin e dyte femijen pare kam 15 muajshe periodat kete muaj pata m,e 24 dhe dua te planifikoj dyten cilet dita duhet te kem marrdhenje se avulimin nuk e di kur e kam si duhet ditur avulimi flm per pergjigjjet e tua te palodhshme