Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Uji ne sasi me te madhe!

Pershendetje dr Mimoza sot isha te mjeku bebi me tha eshte shum mir po me tha ke uje me shum se sa qe duhet dhe jam brengos shum .Mjeku e pa qe u shqetesova nuk ma beri te madhe mua me eshte bere fiksim te lutem me trego a eshe diqka shqetesuese pres pergjigjje

Zana Diar Mustafa (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Zana

Në rreth 90% të shtatzënive me sasi të shtuar të ujrave, nuk paraqiten gjendje negative serioze. Por rastet e tilla, bëjnë që të jetë i pranishëm një fillim i parakohshëm i dhimbjeve të lindjes apo edhe një lindje e parakohshme.

Edhe në këto raste ndjekja mjeksore duhet të jetë efikase dhe sidomos ndjekja duhet të jetë më rigoroze, kur shtimi i ujrave shkaktohet nga ndonjë anomali e cila mund të korrigjohet menjëherë pas lindjes.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

Zana Diar Mustafa (13 vite më parë)
Flm shum per pergjigjen tuaj une edhe sot bera kontroll mjeku me konfirmoj se nuk ke sasi te ujit te madhe dhe beba eshte ne gjendje shum te mir. Te falenderohem shum

/komuniteti