Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Cikli pas moshes 40 vjec

Pershendetje doktoresh. desha tiu pyes diqka jashta temes se shtatzanis. nena ime ehte 45 vjeq dhe ndjen lodhje te madhe ne kembe dhe duar gjithashtu mestracionet ka 3 jave qe nuk i jan ndalur i ka qdo dite ngapak e her ne mase me te madhe. mund te me tregoni pse ndodh kjo qfar duhet te perdor apo bej?

Lirika Selimi (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Lirika

Problemi që tregon për nënën tënde, mund të marrë përgjigje vetëm pas një vizite gjinekologjike. Gjakrrjedhja e cila nuk po pushon, nuk është normale dhe duhet të vlerësohet se nga vjen dhe nga shkaktohet. Prandaj mos neglizho dhe nëna me patjetër të kontaktoj mjekun gjinekolog, i cili edhe me ekzaminim ekografik mund të vlerësoj shkakun. Situata e lënë pas dore, mund të jetë me shumë probleme shëndetsore në të ardhmen.

Gjithë të mirat.

/komuniteti