javë pas jave
Përshëndetje Albulena
Nëse ekografikisht vlerësohet që madhësia e xhepave amniotik është brënda parametrave të normës, tregon se nuk ka problem për t’u shqetësuar me ujrat e bebit. Rrjedhja që ndjen, mund të jenë sekrecione vaginale të shtuara, për të cilat të rekomandoj të bësh kulturë të tyre që të gjendet shkaku dhe të trajtohet në mënyrë sa më efikase.
Nëse zhvillimi fetal nuk korespondon me moshën e shtatzënisë, që numërohet nga dita e parë e gjakrrjedhjes së menstruacioneve të fundit, por është mbi percentilet/kurbat, të rekomandoj të bësh glicemi esëll si dhe kurbën e glicemisë dhe HbA1c. Këto analiza tregojnë predispozicionin e nënës për një diabet të shtatzënisë, i cili bën që bëbi të jetë më i madh në peshë.
Të uroj shtatzëni të mbarë.


Pershendetje e nderuar. Une tani jam ne javen e 30 dhe qe 2 dit kisha si sekrecione ujore e ndjej qe lagem kapak her pas here, u shqetsova qe mund te jete uji i bebes dhe shkova te doktori im,pasi me kontrolli me tha qe mos te shqetsohem sepse bebi ka uj te mjaftueshem,por u shqetsova se me tha bile ki pak teper uje por mir eshte,dhe gjithashtu une i tregova qe me mestracionet e fundit jam ne javen e 30 ai me tha qe me zhvillim bebi eshte gati 33 jav,e pyeta nese eshte rrezik por me tha jo sepse bebi disa jav zhvillohet ma shume disa jav me pak.Qfar mund te me thoni ju e nderuar,dua edhe mendimin tuaj nese keni kohe,ju falemnderoj paraprakisht.