Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A dëmton qumështi i bletës në shtatzëni?

Une e kam pire me perpara dhe tani qe jam 4 muajshe shtatzene, me shkoi ndermend t`ju pyes... a duhet ta vazhdoje ta pi apo jo? Ju falenderoj.

Deli (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje

Kur qumështi i bletës është i freskët, për të rriturit nuk duhet të kalohet sasia prej 1 gram ose 1000 mg. Kur përdoret për të vegjëlit/fëmijët, nuk duhet të kalojë sasinë prej 0.5 gram ose 500 mg. Konsumi më i mirë i qumështit të bletës, është kur sasia prej 1 gram përzihet me 100 gram mjaltë blete. Të rriturit duhet të konsumojnë një lugë kafeje në ditë, ndërsa të fëmijët ½ lugë kafeje.

Kur qumështi i bletës është i thatë/tharë, për të rriturit dhe fëmijët nuk duhet të kalojë 1/3 e sasive koresponduese sa më sipër. Konsumi më i mirë i qumështit të thatë të bletës, është kur sasia vendoset nën gjuhë dhe tretet aty.

Këshillohet që pas konsumit 100 gram mjaltë të përzjerë me 1 gram qumësht blete, të mos përdoret për rreth 2 muaj. Pas kësaj periudhe, konsumi mund të rifillohet përsëri.

Gjithë të mirat.

 

 

/komuniteti