Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Gjakderdhje te vogla ne fillim te shtatzenise

Jam albulena 24 vjeqe kam ba nje test dhe me ka dal pozitiv mestracioni e fundit e kam pas me 18 tetor po tani kam pas ngapak gjakderdhjee te vogla me tregoni a eshte rrezik une po frikesohem por te mjeku nuk mundem me shku?

Albulena Rexhepi (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Albulena

Me sa shkruan, shtatzënia ndodhet në javën e 6-të plus 3-4 ditë. Unë të uroj për një shtatzëni të mbarë. Por është koha për një vizitë tek mjeku i cili do të vlerësoj implantimin e embrionit si dhe gjendjen e shtatzënisë. Gjakrrjedhja që përshkruan, nëse nuk është e madhe dhe e shoqëruar me dhimbje të fundit të barkut edhe mund të konsiderohet si kalimtare, por vizita tek mjeku do të jetë ajo që do të përcaktoj përfundimisht shkakun dhe trajtimin që mund të jetë shumë i domosdoshëm.

Prandaj të këshilloj që të kontaktosh sa më shpejt mjekun obstetër-gjinekolog.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti