Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Kam therrje ne kraheror!

Jam ne javen e 29 te shtatzanise,,dhe kam therrje ne kraharor dhe marrje fryme,a eshte normale kjo...me rrespekt juli

Hira Hira (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Juli

Vështërsia në frymëmarrje gjatë shtatzënisë është mëse normale, sidomos kur gruaja shtatzënë bën sforcime në ngjitje të shkallëve, gjatë punëve të shtëpisë etj. Kjo situatë ndodh për shkak të rritjes së mitrës dhe kur koka e bebit të ulet atëherë frymëmarrja do të stabilizohet. Për të patur një ushqim normal me oksigjen, kërkohet që frymëmarrja të bëhet sa më e shpeshtë dhe me sa më pak volum/thithje ajri jo të thella. Ushtrimet relaksuese për frymëmarrje janë të rekomanduara. Nëse shqetësimi është i pranishëm edhe gjatë natës (gjumit), rekomandohet një jastëk poshtë shpinës, me qëllim që kraharori të qëndroj më lart se trupi duke lehtësuar frymëmarrjen.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti