Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Kur mund te lind?

Pershendetje doja te beja nje pyetje, une me llogarit e mia nga data e mestruacioneve une sot kam hyre per te nentin. Eshte shtatzania ime e pare dhe e kam vajze, thone qe gocat dalin me shpejte, doja te dija deri kur mund te zgjasi doja te thoja qe deri tani skam asnje dhimbje nuk ndjej asgje jam shume e lehte, a eshte normale kjo mos te ndjej asnje dhimbje vetem pak dhimbje shpine. Doja nje pergjigje e jam ne merak shume, faleminderit ju uroj nje dite te bukur.

Adelajda Rexha (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Adelajda

Duhet të kesh parasysh se tre janë shenjat kryesore që tregojnë se aktiviteti i lindjes po fillon. Këto shenja janë. Rënia e tapës mukoide (një sekrecion i trashë me rrema gjaku, që del nga organet gjenitale), fillimi i kontraksioneve uterine (dhimbje fillimisht të lehta që vijnë duke u shtuar në intervale kohore të barabarta) dhe plasja e membranave (rrjedhje e pa vullnetshme e ujit nga organet gjenitale). Nëse konstaton një nga këto shenja, drejtohu në shtëpinë e lindjes.

Të uroj të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.

/komuniteti