A eshte normal ky cikel pas lindjes?
Kristina Agon
(13 vite më parë)
Përshëndetje Kristina
Pas lindjes, gratë kalojnë një periudhë prej 40-të ditëve (periudha e lehonisë), kohë e cila është e nevojshme për t’u rigjeneruar aparati riprodhues. Sekrecionet e pakta që ke akoma, konsiderohen si lohje.
Cikli menstrual mund të vijë edhe menjëherë pas lohjeve, nëse fëmija nuk ushqehet me qumësht gjiri. Nëse fëmija ushqehet me qumësht gjiri, menstraucionet mund të vonohet edhe deri një vit. Gjatë kësaj periudhe, për të evituar një shtatzëni të padëshiruar, të rekomandoj të përdorësh një nga metodat e planifikimit familjar.
Gjithë të mirat.
Prsh doktoresh doja te te pyesja se jam shqetesuar, une kam lindur me date 7 Nentor dhe po bej gati muajin dhe nuk me kane ndaluar menstruacionet, nje dite sikur kisha fare pak pastaj filluan si menstruacionet mujore dmth jo shume shume. A eshte normale kjo, sa duhet te zgjasin dhe cfare ne sugjeron? Theksoj qe lindja ka qene normale megjithse pesha e bebit ishte 4250 kg, ndoshta ka ndikuar dhe kjo sepse kisha qepje poshte 6 penje. Pres pergjigjen tuaj. Faleminderit.