Ditet e ovulimit
Violeta Shashivari
(13 vite më parë)
Përshëndetje Violeta
Diku në ditën e 15-16 ose 17-të, nga dita e parë e gjakrrjedhjes së menstruacioneve të fundit, bëj një ekzaminim ekografik për të vlerësuar maturimin e folikulit. Mjeku ekografist do të të thotë nëse folikuli është i maturuar e nëse jo, do të rekomandoj stimulim për t’u maturuar plotësisht.
Gjithë të mirat.
Pershendetje doktoreshe, desha te pyes kur i kam ditet e ovulimit? ciklin e fundit e kam pasur me 24 nentor sepse jemi cift i ri dhe tash e 3 muaj tentojme per shtatzeni por ende nuk ka asgje kam bere kontrolle te gjinekologu dhe gjithcka ka qene ne rregull. A duhet qe te bej prap kontroll apo cka? Poashtu une gjithmone ciklin e kam pasur cdo 28 dite kurse qe 3 muaj se jam martuar ciklin e kam cdo 30 dite ose 34, pse po ndodh kjo? Pres pergjigjen. Gjithe te mirat.