Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Enjtje këmbësh gjatë shtatzënisë

E nderuar doktoreshe, jam ne javen e 24 te shtatzenise dhe tani keto dite, me jane enjtur kembet, dhe po kam dhimbje. Kembet nga puplat po me dhembin shume. Sa qe po me duken mos me jane enjtur. Cka me keshilloni te veproj, pasi po kam probleme dhe per te ecur. Ju faleminderit.

Amela (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Amela

Mos qarkullimi mirë i gjakut për shkak të shtypjes së tyre nga pesha e mitrës/shtatzënisë, sjell fryerje të anësive sidomos të këmbëve. Fryrja ndodh në përgjithësi, në fund të ditës apo pas qëndrimeve të gjata dhe të lodhshme në këmbë dhe quhen edema ortostatike.

Këshillat më të mundshme janë; kufizo qëndrimin e gjatë në këmbë, ulu ose qëndro shtrirë sa herë të ndjesh lodhje dhe përdor veshje të lehta dhe të gjëra. Gjithashtu këshillohet që gjatë pozicionit shtrirë, të qëndrosh anash majtas.

Nëse nga këshillat nuk gjen përmirësim, të rekomandoj të vlerësosh tek mjeku shkaqet e tjera të mundshme të enjtjeve dhe dhëmbjeve të këmbëve.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti