Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Limfocidet e ulëta

Ju lutem me ndihmoni te me shpjegoni qe limfocidet e uleta ne gjak ne shtatzeni jane shqetesuese? Jam ne javen e 24 te shtatzenise dhe jam shume e shqetesuar per kete!


Ju pershendes.

Marsi (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Marsi

Nëqoftë limfopenia (ulja e numrit të limfociteve), shoqërohet më granulocitozë, tregon se ka një problem të gjakut. Nëqoftëse nuk shoqërohet me granulocitozë, atëherë limfopenia është shoqëruese normale e shtatzënisë.

Për konsultë të mëtejshme, konsultuhu me mjekun hematolog.

Gjithë të mirat.

/komuniteti