Anemia dhe menyra e perdorimit te Feroglobin
Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave
javë pas jave
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta
Përshëndetje Lanta
Mos u shqetëso, sepse anemija që të ka ndodhur është shumë normale në shtatzëni. Shumë e rëndësishme është që e ke zbuluar dhe po e trajton. Sasia e kokrra që duhet të marrësh varet nga madhësia/pesha e kokrrës së preparatit që konsumon. Filloje kutinë me nga një kokërr në ditë dhe kur ta përfundosh, bëje përsëri analizën e gjakut. Nëse rezultati nuk ka qënë i përmirësuar, pi nga dy kokrra në ditë të këtij preparati ose konsultohu me mjekun i cili të ka rekomanduar përdorimin e tyre.
Gjithastu të rekomandoj që të përmirësosh mënyrën e të ushqyerit. Kjo do të thotë që në dietën tënde të shtosh edhe ushqime që kanë përmbajtje hekuri si mishi, spinaqi etj.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
(13 vite më parë)
faliminderit shumm


Pershendetje doktoresh jam ne javen e 26 dhe jom dal pak anemike hemoglobina me ka dal 98, dhe doktori me rekomandoj hapa Feroglobin b12 dy her ne dit. desta ta di a osht dy her ne dit doza mir. se ne kuti po thot ni her ne dit. E jom shqetsu pak. ju faliminderit per mirkuptimin.