Levizja e bebit
Jonela Bixhaku
(13 vite më parë)
Përshëndetje Jonela
Nëse data 22 qershor ka qënë dita e parë e gjakrrjedhjes menstruale të fundit, shtatzënia sapo ka përfunduar javën e 23-të.
Gjatë shtatzënisë, bebi mund të lëvizë nga të gjitha drejtimet dhe të marrë pozicionin që dëshiron. Kështu që, pozicioni me kokë poshtë është mëse normal se ashtu i pelqen atij dhe nuk ka asnjë pasojë negative. Vendosja e rripit që të ka rekomanduar mjekja, është zgjedhja tënde. Shumë e rëndësishme është që shtatzënia ka ecuri normale.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje,menstruacionet e fundit i kam patur 22 qershor(dita e pare)nne eko dal 24 jave e 1 dite sa muajshe jam? heren e fundit qe u vizitova bebi rrinte me koke poshte dhe doktoresha me tha te ve nje rrip shtatezanie ne bel per ta mbajtur lart ne menyre qe te rrotullohet ,a eshte problem apo thjesht ka qenruar per momentin .zhvillimi i bebit ishte normal.cfare duhet te bej?faleminderit.