Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Shume e shqetesuar rreth levizjeve te shumta te bebit!

Pershendetje doktoresh Neser hy ne javen e 39. Por ajo qe me shqeteson eshte fakti se mbrem nuk fjeta oithuajse fare nga levizjet e shumta te bebit. Per gjithe keto jave te kaluara nuk me ka ndhodhur ta ndjej te leviz kaq shume asnjehere. Pse po ndhodh kjo. Jam shum e shwetesuar. Theksoj se dhimbhe nuk pata, vetem se nga mosfjetja sot ndihem shum e lodhur. Ju falemnderit nese gjeni kohen te me pergjigjeni

Buqe Morina (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Buqe,

Për sa i përket asaj që referoni se bebi lëviz shumë, unë mund t’ju them se është e nevojshme të monitorohen këto lëvizje. Për të vlerësuar numrin e lëvizjeve, rekomandohet që për një javë rresht në të njëjtin interval kohe, të matet numri i lëvizjeve fetale. Këto të dhëna tregojani gjinekologut që ndjek shtatzëninë tuaj. Me këto të dhëna si dhe me disa ekzaminime të tjera, mjeku do të vlersojë mirëqënien fetale.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti