Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Testi pozitiv

Pershendetje e nderuara doktoreshe Mimoze.


Sot e kam bere testin beta HCG, dhe me rezultoi pozitiv me vlere 629 mlU/ml. Ciklin e fundit e kam pasur me 03.09.2011, a do te thote qe tani jam ne javen e 5-te te shtatzenise? Si e vleresoni ju kete vlere te hormonit ne gjak?


Ju falenderoj paraprakisht, Teuta!

Teuta (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Teuta

Nëqoftëse dita e parë e gjakrrjedhjes së ciklit të fundit menstrual është data 3 shtator, atëherë i takon që testi i beta HCG-së është bërë në fund të javës së 4-të apo në fillim të javës së 5-të. Niveli i hormonit të gonadotropinës korionike, në javën e katërt të shtatzënisë mund të shkojë deri në 430 mlU/mL, ndërsa në javën e 5-të mund të shkojë deri në 7300 mlU/mL.

Me treguesin prej 629 mlU/mL, unë besoj se tek ty ka filluar një shtatzëni. Në fund të javës së 6-të apo në fillim të javës së 7-të, të rekomandoj të bësh një ekografi transvaginale për të dëgjuar rrahjet e zëmrës fetale.

Nuk ka shtatzëni, kur niveli i beta HCG-së, është më i vogël se 5 mlU/mL.

Të uroj mbarësi për shtatzëninë e filluar.

/komuniteti