Per ciklin
Be Lina
(13 vite më parë)
Përshëndetje Adelina
Trajtimi me klomifen mund të zgjasë edhe deri në 6-të muaj, e në ndonjë rast edhe më gjatë. Sasia që përdoret rekomandohet nga mjeku, i cili e vendos këtë në bazë të analizave dhe ecurisë së pjekurisë së fulikulit.
Në rastin që përshkruan, më duket kohë e gjatë e mos ardhjes së ciklit menstrual. Kjo më bën të dyshoj se nëse shtatzënia nuk ka filluar, një problem shëndetsor është i pranishëm. Për ta mbyllur dilemën, bëj një beta hCG. Nëse shtatzënia nuk është e pranishme, mjeku me vizitë gjinekologjike, analiza dhe ekzaminime do të gjejë shkakun e këtij çrregullimi menstrual dhe do të të rekomandoj trajtimin e nevojshëm.
Gjithë të mirat.
Pershendetje dok desha te pyes se une ne muajin nentor kam perdorur klomid por mens me erdhen kur ishte koha vetem dy dite ngjyre kaft po testin e kam bere dy tre here por edhe dje shkove te mjeku im me tha qe nuk jam shtatezene pasi qe un mens e fundit e kam pas me 11 tetor dhe deri sod asgje as shtatezene as menstruacionet nuk me vine qfar eshte kjo nga mendimi yt dhe qfare te beje apo me vine ato