Pap testi
Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave
javë pas jave
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta
Përshëndetje Helena
Nga rezultati i Pap-testit dhe i vizitës gjinekologjike, vlerësoj se nuk paraqiten probleme malinje për qafën e mitrës. Nuk është i pranishëm edhe infeksioni nga myku, gjë që tregon se trajtimi ka qënë efikas.
Përpara se të tentosh për shtatzëni, bëj një këshillim parakoncepsional si dhe vlerësimin e madhësisë së folikulit, bashkëshorti-spermogramën dhe elektroforezën e hemoglobinës tënden dhe të bashkëshortit.
Gjithë të mirat.


Pershendetje doktoreshe. Jam duke tentuar per shtatezani. Koh me pare kam bere nje abort spontan dhe tani bera nje pap test dhe me dolen keto rezult ekzaminimi gjinekologjik Vulva e paster ,vagina me sekrecione te pakta mykotike,colum uteri centrik, ectropion ne 1/3 externe uterus,uterus av, indolent ne palpim,parametra te lire Ekzaminimi citologjik Vlerësimi i materialit ? strisho e përshtatshme:prani e komp.Endoc/z.Transform. Test me granulocite ne sasi te shprehur. Ndryshime nukleare degjenerative. Konkluzion: nilm –negativ per lezion intraepitelial apo malinjitet Doktoreshe jam kuruar rreth 2 muaj per mykun candidas .A me ka dale mire rezultati se jame shqetesuar Falemindderit