Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Deri kur mund te perdoren?

Pershendetje doktoresh fillimisht ju falenderoj per pergjigjjejet dhe kohen tuaj.. Ju lutem mu pergjigjeni sepse jam shum e merakosur dua te tregoj ne pika te shkurta ne shtator kam filluar perdorimin e clomidit pata ovullim por pa sukses ne tetor perdora clomid njekosisht dhe merional por nuk pate efekt dmth nuk u rriten vezet , ndersa ket muajin nentor merional dhe clomid pate efekt ne diten e 16 te ciklit ndodhi ovullimi dhe pata mardhenje diten e ovullimit por mbrem me erdhen, Doktoreshe jam shum e merzitur qe nuk po kom sukses jam duke tentu qe 2 vite per shtatzani por pa sukses deri kur mund te vazhdoj per perdorimin e clomin edi se deri 6 muaj por me inikcione meional nuk edii deri sa mund te vazhdoj, dhe me kshillo diqka a mund te kem ndonje problem tjeter qfar analiza duhet te bej, dua te ceki se burri ka ber spermogramin por ka dal sasia e vogel dhe numri vogel por qe mjeku nuk i ka dhen terapi..pres pergjigjejen tuaj e nderuar.. Gjith te mirat kerkoj falje qe e zgjata

(13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Rona

Edhe injeksionet merional mund të vazhdojnë të përdoren deri në 6-të muaj ashtu si dhe klomid, nëse është vlerësuar kalueshmëria tubare nëpërmjet HSG. Vizita gjinekologjike është mjaf e domosdoshme, për të vlerësuar qafën e mitrës dhe përjashtuar praninë e ndonjë infeksioni të mundshëm.

Bashkëshorti mund të filloj përdorimin e tabletave vital-man, të cilat janë një kompleks vitaminash që influencojnë në forcimin e spermës dhe rritjen e numrit të spermatozoidëve të shpejtë.

Gjithë të mirat.

(13 vite më parë)
Faleminderit shum a mund ta di a mund te ket efekt per dy jave kjo vital-man deri ne diten e ovullimit pasi une jam me terapi do te provojm me 15 dhjetor flm shum

/komuniteti