Pas lindjes me operim
Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave
javë pas jave
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta
Përshëndetje Lola
Sekrecionet hemorragjike pas lindjes, ose lohjet, gjatë 40 ditëve ndryshojnë në ngjyrë dhe sasi. Fillimisht janë më të errëta dhe më të shumta e më pas, gradualisht vijnë duke u zbardhur dhe kthehen në ngjyrë bëzhë më të çelët. Një gjë e përafërt mund të të ketë ndodhur edhe ty. Por mundet që në ditë e mbetura, të rikthen në ngjyrë rozë e cila nuk është shkak për shqetësim.
Gjithë të mirat.


Pershendetje doktorreshe... une sot nje muaj kam lindur me operacion, gjithcka ka shkuar mire, dhe gjakderdhja me eshte ndalur, a eshte normale qe kaq shpejte te ndalet, si dhe a mund te kem marredhenie seksuale... flm shume.